Ndaloi në mes të autostradës, shkaktoi rrotullimin e dy kamionëve (Video)

PUBLIKUAR

Kamionët humbën kontrollin dhe u rrotulluan, në përpjekje për ta shmangur një veturë që ndaloi papritmas në mes të një autostrade në Kinë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur manovrat e shoferit të papërgjegjshëm, që ndaloi para një hyrjeje, që për pasojë një kamion i mbushur me mallra, ra në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

Brenda sekondash, një tjetër humbi kontrollin, teksa provonte ta evitonte përplasjen. Çuditërisht, makina arriti të largohet në rrugën dytësore, pa pësuar asnjë gërvishtje.

Rruga mbeti e mbushur me pemë që ranë prej rimorkios, si dhe benzina që rrodhi nga njëri prej rezervarëve. Pos dëmtimeve që pësuan kamionët, asnjë prej shoferëve të tyre nuk pësoi ndonjë lëndim.

Forcat e rendit, janë duke për përpjekje në identifikim e shoferit që shkaktoi aksidentet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...