Gjuriq: Prishtina e do Asociacionin pa fuqi, s’ta keni parë këtë film

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE-ja ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Por ai ka thënë se shteti serb do ta përkrahë krijimin e këtij Asociacioni, por jo në bazë të Kushtetutës së Kosovës, që ka gjetur se në të ka 23 shkelje.

“Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi”.

“Prishtina do që Asociacioni të mos ketë këtë fuqi, por nuk do ta shihni këtë film”, ka thënë ai, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë më tej se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë, për afatin që ka vënë BE-ja për themelimin e AKS-së.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...