Bullgaria e gjen zgjidhjen për samitin e Sofjes, përmes statusit për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Për shkak të 5 shteteve anëtare të BE-së, pjesëmarrja e Kosovës në samitin e ardhshëm duhet të jetë neutrale ndaj statusit, është bërë e ditur nga zëdhënësja e presidencës bullgare

Bullgaria po punon fort që në samitin e Bashkimit Evropian më 17 maj të marrin pjesë të gjithë anëtarët, pasi disa shtete e paralajmëruan mos pjesëmarrjen, përcjellë GazetaMetro.net.

Kjo erdhi pasi në samit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Por, 5 anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, refuzuan të marrin pjesë së bashku me përfaqësuesit e Kosovës, dhe tani presidenca Bullgare është duke negociuar të gjendet një zgjidhje.

Kështu, Samiti pritet të mbahet me prezencën e Kosovës, por duke respektuar ‘neutralitetin’ ndaj statusit, ka bërë të ditur zëdhënësja e presidencës bullgare të BE-së, Genoveva Červenakova.

Spanja, Rumania dhe Qipro ishin kundërshtarët e mëdhenj të përfaqësimit të Kosovës si shtet në samit.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e raportit me Kosovën të anëtarëve që nuk e kanë njohur, dhe me to për këtë çështje po punojmë ngushtë në mënyrë bilaterale dhe rrugë të tjera”, tha Cervenakova.

Mësohet se Bullgaria po bisedon me Madridin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, e po përpiqet të gjejë modalitetet e pjesëmarrjes edhe me autoritetet sllovake.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...