Protesta te “Rruga e Kombit”, policia arreston natën qytetarët nëpër banesa

PUBLIKUAR

Policia e Kukësit ka arrestuar nëpër banesat e tyre disa persona që mendohet të kenë qenë pjesëmarrës në protestën kundër taksës së “Rrugës së Kombit”.

Sipas familjarëve të personave të arrestuar, të afërmit e tyre janë marrë nga efektivë policie me maska rreth orës 03:00.

Nuk dihet ende numri i personave të arrestuar.

Protesta e së shtunës degjeneroi në përplasje me policinë dhe shkatërrim e djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kërcënoi ditën e djeshme se të “gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar”, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin”, shkroi i pari i qeverisë. /TCh/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...