Edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për të shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe për të tërhequr pëlqimin e konsullit të nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi.

Për këtë, siç bëhet e ditur në një njoftim të Qeverisë së Malit të Zi, përcjell Telegrafi, është informuar edhe ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë.

Ambasada, siç thuhet më tej, u informua se në një afat prej shtatë ditësh, përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi.

“Mali i Zi e ka marrë këtë vendim në koordinim me aleatët tanë, në përputhje me masat e marra nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s, lidhur me veprimet e Rusisë dhe sulmin nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar të cilat janë dënuar menjëherë nga Qeveria e Malit të Zi, në solidaritet me partnerët tanë britanikë”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...