Kryetari i Preshevës reagon për fluturimin e aeroplanëve ushtarak serb mbi Luginë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Disa aeroplanë ushtarak të Serbisë para një ore kaluan mbi Luginën e Preshevës, duke shkaktuar shqetësime tek qytetarët shqiptar atje, të cilët e quajtën provokim.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptaret, shkruan Indeksonline.

Arifi u ka bërë thirrje institucioneve të mos keqpërdorin hapësirat e komunës së tyre për demonstrim të forcave dhe si reagim të ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.

“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më pare” ka thënë Arifi, shkruan Indeksonline.

Ai ka siguruar qytetarët e Komunës së Preshevës së kanë mbështetjen dhe besimin e miqëve ndërkombëtar.

“Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane” ka thënë ai

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...