Top Channel zbulon: Edi Rama tradhtoi Kosovën me tarifën 5 euro për rrugën e kombit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Tarifa e kalimit që qeveria ka vendosur mbi rrugën Durrës-Kukës është deri në 4 herë më e lartë se sa çmimi i rekomanduar nga kompania konsulente. Top Channel publikon raportin konfidencial të kompanisë Egnantia Odhos, që qeveria shqiptare u pajtuar për të bërë strategjinë mbi vendosjen e taksës të rrugëve në Shqipëri.

Raporti i është dorëzuar ministrisë së transporteve në gusht të vitit 2015. Në dokument kompania ka përpiluar listën e akseve të mundshme që mund të bëhen me pagesë dhe çmimet që duhet të paguajnë qytetarët.

Sipas raportit, ccmimi maksimal i përballueshëm nga familjet shqiptare është 3.5 euro për 100 kilometër. Por ky është tavani më i lartë i mundshëm. Ndërsa tarifa optimal e rekomanduar nga konsulenti është 1 deri në 2.5 euro për 100 kilometra. Sipas raportit kjo është tarifa më e përballueshme nga familjet shqiptare, e cila jo vetëm përcakton një kosto të drejtë, por edhe zbut efektet sociale nga taksa e rrugës.

Por cfarë vendosi qeveria? Koncesioni i rrugës së kombit nuk përfshin të gjithë rrugën Durrës Kukës. Konsorciumi i kompanive “Kastrati” dhe “Salillari” do të mirëmbajë vetëm segmentin nga Miloti në Morinë, ndërsa pjesa tjetër do të mirëmbahet me paratë e buxhetit që paguhen po nga qytetarët. Segmenti Milot-Morinë është 118 kilometër i gjatë dhe sa herë që qytetarët do të kalojnë në të me autoveturë ata do të paguajnë 5 euro tek koncesionari privat. E thënë ndryshe tarifa e kalimit në rrugën Milot Morinë është 4.2 euro për 100 kilometër ose 2 deri në 4 herë më e lartë nga ajo që rekomandoi konsulenti privat.

Por fatura nuk mbaron me kaq. Përtej pagesave direkte, qytetarët do ta paguajnë koncesionarin edhe nga buxheti. Qeveria shqiptare i ka garantuar koncesionarit privat të paktën 7.9 milionë euro të ardhura në vit. Nëse koncesionari mbledh më pak nga pagesat, atëherë qeveria do i paguajë diferencën nga buxheti I shtetit.

Vendosja e tarifës së kalimit në rrugën Milot-Morinë përbën një situatë paradoksale. Kompania konsulente, edhe pse nuk e ka për detyrë, është kujdesur të mbajë parasysh edhe interesin publik, ndërsa qeveria, ajo që duhet të mbronte interesin publik, në këtë rast duket se ka mbrojtur të tjera interesa duke u vënë qytetarëve një taksë 4 herë më të rëndë nga niveli i rekomanduar.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...