Teuta pranon propozimin e Bleros

PUBLIKUAR

Teuta ka pranuar që të jetë mysafirë në emisionin “Diçka po Zihet”, pasi ishte nominuar nga ish-bashkëshorti i saj, Blerim Muharremi – Blero.

Aktorja u nominua nga Blero i cili këtë javë ishte mysafir në emisionin “Diçka po Zihet” në RTV 21.

Këngëtari nominoi Teutën edhe pse është ndarë prej saj, teksa kërkoi që ajo të gatuajë peshk sepse sipas tij ajo di ta bëjë atë shumë mirë.

“Po, më njoftuan se më kishte nominuar te “Diçka po Zihet” dhe unë e pranoj që javën tjetër të shkoj atje. Mendoj që të përgatis peshk sepse Bleros i pëlqen forma se si e përgatis unë peshkun. Ende nuk e di se cilin lloj të peshkut do të bëj mirëpo e di që do të jetë ushqim i detit”, u shpreh Teuta Krasniqi për Indeksonline.

Mbetet të shihet ajo që do të gatuajë Teuta, por tashmë është mjaft interesant fakti se ajo pranoi nominimin nga ish-bashkëshorti, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka ndonjë inat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...