Turistja irriton banorët, përqafon shkëmbin që i ngjan organit mashkullor

PUBLIKUAR

Një femër e cila ndodhej për pushime në ishullin Koh Samui, në Tajlandë, ka irrituar banorët lokalë pasi ishte fotografuar duke fërkuar trupin kundër Hin Ta, shkëmbit të shenjtë që ka formë penisi.

Shumë vendas, besojnë se shkëmbi strehon shpirtin e një plaku, prandaj policia arrestoi turisten dhe e detyroi atë të kërkonte falje publike, transmeton portali arbresh.info

“Guri është special dhe na përfaqëson neve në ishull. Është ofendim që të bëhet një gjë e tillë”, thanë banorët lokalë.

Shkëmbi Hin Ta është një atraksion turistik, por që në shumicën e rasteve është keqpërdorur nga ta.

Në gusht të vitit 2016, autoritetet lokale u përpoqën që të gjurmonin një tursit që u ngjit në shkëmb dhe u ul në krye të shkëmbit.

Hin Ta, i cili është një tërheqje turistike popullore në plazhin Hat Lamai, është pranë shkëmbit më të vogël  Hin Yai, i cili thuhet se i ngjan vaginës./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...