Llava dhe akulli… Këtë përgjigje të kombinimit të tyre e kanë kërkuar edhe drejtuesit e “Outrageous Acts of Science”. Por, asnjëri nga ata nuk e ka parashikuar këtë rezultat.
Në fillim duket se lava po bën flluska, por diçka tjetër në fakt është duke ndodhur.
“Lava është aq e nxehtë sa që kur takohet me akullin jo që e kthen në lëng, por menjëherë në avull”, ka shpjeguar specialisti i kimisë bërthamore, Alistair Linsell, transmeton Telegrafi.
“Avulli duhet të dalë përmes lavës, duke bërë kështu që lava të duket sikurse është duke gurgulluar”, ka shtuar kimistja Sujata Kundu.
Më pas lava e ngurtësuar i zë brenda këta avuj duke bërë të duken si flluska.
“Vezë të fërguara nga ferri”, është përshkrimi më i mirë që i bëhet këtyre topzave të lavës. /Telegrafi/


