Hermann Rorschach, psikiatër zviceran dhe psikanalist, është i njohur për zhvillimin e testit projektues i njohur si Njollat e Rorschachut, që pasqyron pjesët pavetëdijshme të personalitetit.
Telegrafi më poshtë ju sjell një test të tillë, që zbulon ca gjëra për ju. Shikojeni foton! Çfarë shihni aty: një burrë të fuqishëm me muskuj, një akrep apo vezorë (tubat fallopianë)? Përgjigjet janë këto:

Burri me muskuj: Jeni shumë të aftë, ia dilni të bëni gjithçka që përshkruani. Jeni të talentuar dhe të vendosur. Njehuni krenar për faktin që jeni gjithmonë të gatshëm për sfidën.
Akrepi: I përkushtoheni trupit, jeni të kujdesshëm me dietën dhe gjumin, e për këtë jeni emocionalisht shumë të fortë dhe askush nuk ju nxjerr nga takti.
Vezorë: Keni potencial të madh, por assesi nuk jeni në situatën që këtë ta përdorni. Shumë ëndërroni dhe prisni, e kjo shpesh nuk përputhet me gjendjen aktuale në jetën tuaj. /Telegrafi/


