Meqenëse asnjë pavijon i spitalit nuk ishte i lirë, autoritetet e spitalit një pacienti i kanë bërë vendin në banjo, derisa të shkojë në operim.
Darren Walter është dashur që të pret për katër orë i shtrirë në banjo, derisa i ka ardhur koha që t’i nënshtrohet operacionit të hemorroideve.
Pacientit 36-vjeçar, i kishin thënë punëtorët mjekësor të spitalit se “kjo ishte më i mira që mund të bëjnë për të” si arsyetim për vendosjen e shtratit në tualet, transmeton Telegrafi.
“Tingëllon si pabesueshme, por është shumë e vërtetë”, ka thënë babai i tre fëmijëve, pasi kreu operimin.
“Isha i neveritur nga vendi ku qëndroja, megjithëse asnjë pacient nuk ka hyrë të kryej urinën”, ka thënë Walter, lidhur me qëndrimin në tualetin e spitalit në Yorkshire të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/


