Tahiri merr një tjetër ndëshkim… e miraton Gramoz Ruçi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë një tjetër “ndëshkim” nga ana e kolegëve të tij në PS.

Fjala është për një tjetër detyrë që Tahiri humbet në kuvendin e Shqipërisë. Tashmë i vetmi “titull” që Tahiri mban është ai i deputetit, pasi PD këtë të enjte kërkoi nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, që ish Ministri të hiqet nga delegacioni i palës shqiptarë në komisionin që diskuton me PE-në për ecurinë dhe integrimin e vendit në BE.

Kërkesën e ka bërë kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo dhe ajo është pranuar nga ana e Kryetarit të Kuvendit Ruçi. Pollo është shprehur se prania e tij në Komisionin parlamentar të stabilizim asociimit Shqipëri- BE, figura e Tahirit do të dëmtonte reputacionin e vendit.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Tahiri u zhvesh nga të gjitha funksionet e tij në Partinë Socialiste dhe u largua nga grupi parlamentar. Saimir Tahiri mbetet ende njëri ndër politikanët më të “lakuar” të kohëve të fundit për shkak të dyshimeve të mëdha që ranë mbi të kur u bënë publike përgjimet e siguruara nga autoritetet italiane, kundrejt grupit kriminal të Habilajve.

Ish Ministri i Brendshëm më jetëgjatë i pluralizmit akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të drogës. Vetëm ditët e fundit prokuroria ka shtyrë edhe më tutje hetimet mbi dosjen e Tahirit, e cila u hap në muajin tetor të vitit të kaluar./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...