Çdo vogëlush duke u rritur admiron ndonjë person dhe kërkon ta imitojë atë në çdo detaj.
Kështu ndodhi edhe me 10-vjeçarin nga Britania e Madhe, Tom Moseleyn, i cili ka kopjuar stilin e flokëve të futbollistit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Ky lloj i stilit të flokëve ka shkaktuar shumë komente negative në një shkollë fillore në Vinton, sa që në ditën e ditëlindjes së tij u përjashtua nga shkolla.
Për të anuluar këtë vendim këshilli i shkollës, ai do të duhet të ndryshojë stilin e flokëve të tij apo duhet të vendos kapele në kokë, transmeton Telegrafi.
Prindërit e tij, Lisa (39) dhe Kirk (43) nuk e pranuan këtë vendim, por vendosën që mos ta dërgojnë Tomin në shkollë sepse ky vendim, sipas tyre, ishte shumë qesharake.
Ndërkaq, administrata e shkollës shpjegon se këto janë standardet dhe se ato do të duhet të respektohen nga çdo nxënës. /Telegrafi/


