Bën “surf” mbi valët 25 metra të larta (Video)

PUBLIKUAR

Të gjithë ata që kanë frikë nga uji e në veçanti nga dallgët e mëdha, sigurisht se do të tmerroheshin po të ishin në vendin e 32-vjeçarit, i cili dukej se kishte kontrollin e plotë derisa po bënte “surf” në bregun e Portugalisë.

Bëhet fjalë për djalin e një burri me prejardhje gjermano-austriake, Sebastian Steudtner, i cili është rritur në Nuremberg në pjesën veriore të Bavarisë së Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Qysh si 9-vjeçar kishte filluar të merret me “surf” në bregdetin e Francës. Kurse në vitin 2001, si 16-vjeçar shkoi në ishullin e Havait, Maui ku edhe filloi karrierën si “surfer” profesionist.

Më 15 dhjetor të vitit 2004, ai filloi të fiksohet pas valëve të mëdha dhe kështu udhëtoi në ishullin Peahi, ku sfidoi veten në valët mbi 25 metra të larta.

Videoja e publikuar më poshtë tregon momentin kur ai qëndron mbi valët e mëdha, dhe arrin të shmang më të keqen, duke i dëshmuar botës së është profesionist i vërtetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...