Krasniqi: “Baballarë të kombit”, demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës

PUBLIKUAR

krasniqi-ldquo-baballar-euml-t-euml-kombit-rdquo-demokracia-bazohet-mbi-vendimet-e-shumic-euml-s_hdSipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin.

Lexojeni të plotë postimin e Jakup Krasniqit në Facebook:

Duke i lexuar dhe shikuar ne disa media mendimet e arta të “baballarëve” të kombit, natyrshëm lindë pyetja: a e dinë këta se çka është Demokracia në përgjithësi e demokracia e vlerave perëndimore në veçanti? Duke e pasur parasysh se: “Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve”. (citat i marr nga interneti)

Pa dashur të hyjë në shpjegimin burimor të fjalës demokraci, demokraci do të thotë sundim i shumicës, në rastin tonë i shumicës parlamentare.

Në demokracinë parlamentare, vendimet në të shumtën e rasteve merren me shumicën absolute (prej 50% + 1), në rastin tonë, zbërthyer në numra do të thotë se paku 61 vota.

Kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Pa 61 vota nuk ka kryetar të Kuvendit e as Kryeministër. Kush nuk e dinë ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga Demokracia në përgjithësi e demokracia parlamentare në veçanti.

Për të arritur atë numër të votave, domosdoshmërish kërkohet krijimi i koalicionit qeverisës. Kush e krijon koalicionin qeverisës e merr të drejtën e qeverisjes së vendit – kjo është demokracia parlamentare.

Në nenin 67 të Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve, shkruan:
67.1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

67.2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në të dy rastet tona, si për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Është i saktë konstatimi i kolegut tim Haliti se zgjedhjet bëhen për zgjidhje, por zgjidhjen e bëjnë më se paku votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sesi formohen GP e shpjegon neni 20 paragrafi i parë i Rregullores së Punës së Kuvendit të cilin shumë kush nuk po donë me e pa, madje nuk po donë me e pa as “hartuesit” e Kushtetutës.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve,...

Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e...