Shtyhet publikimi i listave të veteranëve

PUBLIKUAR

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të invalidit të UÇK-së, veteranit, dëshmorit të kombit, pjesëtarit apo të internuarit, sot ka marrë vendim që të shtyjë deri në fund të muajit publikimin e listave të veteranëve për zonat që ende nuk janë publikuar listat.

Këtë e ka konfirmuar për “Zëri” kryetari i Komisionit qeveritar, Agim Çeku, sipas të cilit zgjatja e afatit të publikimit të listave edhe një javë tjetër është bërë me qëllim të verifikimit edhe njëherë të listave të veteranëve.

“Meqenëse po shfaqën pakënaqësi atëherë kemi marrë vendim që edhe për një javë tjetër të zgjatet afati me qëllim që komandantet edhe njëherë t’i shqyrtojnë listat”, ka thënë ai.

Ndryshe paralajmërimi për publikimin e listave ka qenë deri më 20 shkurt, por që komisioni ka vendosur edhe një javë shtesë për verifikim të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...

Hajnat depërtojnë me forcë në një biznes në Prizren, marrin para dhe dëmtojnë pajisjet

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë...

Aksidenti afër QKUK-së, nga policia japin detaje

Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë Qendrës...