Edhe në mes të ditës ia mësyjnë Evropës (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe në këto çaste qytetarët e Kosovës ia kanë mësyrë migrimit. Në autobusin e linjës së rregullt Prishtinë – Bujanoc, dy familje me fëmijë ia kishin mësyrë rrugës së migrimit.

Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës përveç kontrolleve të rregullta, nuk është parë që ka marrë ndonjë masë shtesë.

Ndërkaq masat e sigurisë ishin shtuar në kufirin e Serbisë.

Policët serb kërkuan nga udhëtarët që të tregojnë se cili ishte destinacioni i tyre, në mënyrë që më pas, t’iu lëshohet një letër që mund të shkoj më larg se Bujanoci për ata që ia mësyjnë Evropës, shkruan zeri.info.

Këto familje edhe pse treguan se për ku janë nisur nuk e patën asnjë problem të kalojnë kufirin.

E për shkak të këtyre familjeve që ia kishin mësyrë Evropës, të gjithë udhëtarët e tjerë që ishin në këtë linjë të rregullt të autobusit, u detyruan që të presin rreth dy orë te “Dheu i Bardhë”. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...