Ish komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ka theksuar se listat e veteranëve kanë shkuar në rregull, porse mendon se numri i atyre që e kanë ndihmuar luftën do të jetë edhe më i madh.
“Ai që ka qenë luftëtar i UÇK-së e ka derën hapur dhe ka me hy në listë”, tha ai.
“Sa i përket veteranëve në Llap, ata edhe munden me qenë ma shumë”.
Mustafa, sa i përket Trepçës, ka thënë se “ajo e ka statusin e saj”, ndërsa shpreson “se partnerët ndërkombëtar kanë me ndihmua”.
“Nuk duhet me ikë nëse bisedohet për këtë aset ekonomik”, ka thënë Remi, duke shtuar se për emigrimin – rasti i Llapit “është pasojë e gabimeve shtetërore”. /Rrokum/


