Arrestohet mësuesi në Shtime, abuzoi seksualisht me nxënës të mitur

PUBLIKUAR

Me iniciativë të një Prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Departamenti për të Mitur, sot në Komunën e Shtimes është arrestuar një person (mësimdhënës) i një shkolle fillore të kësaj Komune, njofton kumtesa nga Prokuroria e Prishtinë.

Ky person është arrestuar për dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet nga neni 235 paragrafi 4, nën paragrafi 4.9.

Arrestimit të këtij personi i kanë paraprirë hetimet e bëra nga Prokurori i këtij rasti dhe një ekipi hetimor nga Policia e Kosovës-Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen...

​Më 2025 Serbia mohoi 110 krime lufte, mes tyre edhe Reçakun, Batajnicën e Srebrenicën

Autoritetet në Serbi kanë mohuar, vitin e kaluar, të paktën, në 110 raste, krimet...