Nuk e shohin njësoj Marrëveshjen e Brukselit (Video)

PUBLIKUAR

Për marrëveshjen e arritur për drejtësinë zyrtarët serbë kanë dhënë informata të ndryshme. Pala serbe që po e ndjen vetëm fitimtare nga kjo marrëveshje thotë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut.

Ndryshe nga kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa, që ka thënë se nuk do të hapen tema të reja pa shuarjen e strukturave paralele, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se në vazhdim do të diskutohen edhe pasuritë e Serbisë në Kosovë.

Ai u ka thënë medieve serbe se pariteti i gjyqtarëve në pjesën jugore të Mitrovicës sipas marrëveshjes do të jetë 14 me 11 në favor të gjyqtarëve shqiptarë, kurse në pjesën veriore kryetari i Gjykatës do të jetë serb, raporton KTV.

Struktura e gjykatësve, sipas tij, është më e favorshme për serbët në krahasim me strukturën etnike të rajonit të Mitrovicës.

Po sipas Vuçiqit, në gjykatë do të punojnë numër i barabartë prokurorësh shqiptarë e serbë, përkatësisht nga nëntë prej secilës palë. I kufizuar në dhënin informacioneve sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes është treguar edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Nga Brukseli ai ka thënë vetëm se me marrëveshje parashihet integrimi i sistemit të drejtësisë në çdo pjesë të Kosovës. Marrëveshjen e ka përshëndetur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson. Ndërkohë të dëmshme e të fshehtë po e quan këtë marrëveshje lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...