U gjend pa dashje në mes të një zënke, ku u shkrepën plumbat. Dhe, një i tillë e qëlloi Ivete Medeironin në gjoks. Për fat të mirë, plumbi preku në telin e sytjenave që ajo kishte veshur.
“Nuk di se ku e ka i kam blerë këto sytjena të mrekullueshme, që më shpëtuan jetën”, ka thënë mes tjerash gruaja që u qëllua në pjesën e djathtë të gjoksit.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur atë e fusin në supermarket, vetëm pak sekonda pasi kishte ndodhur ngjarja, transmeton Telegrafi.
Në zënkën e armatosur që ndodhi në qytetin Belem, në verilindje të Brazilit, u plagosën disa persona, por ajo shpëtoi me vetëm me një shenjë të vogël. /Telegrafi/


