Të hënën finalja e Dancing, Tuna favorite për të fituar (Foto)

PUBLIKUAR

Të hënën në mbërmje mbahet finalja e edicionit të pestë dhe jubilar të spektaklit të vallëzimit të yjeve, Dancing With The Stars Albania – e ku tashmë publiku ka favoritin e madh.

Finalja e Dancing With The Stars këtë vit ka pesë finalistë, ku janë Tuna, Evi Reci, Amos Zaharia, Kristi Popa dhe Heidi Lushtaku.

Tashmë qart nëpër rrjete sociale dhe në sondazhet e publikuara bindshëm dominon me vota dhe me pëlqime këngëtarja nga Shkupi, e cila po synon suksesin tjetër të madh në karrierën e saj pas dy triumfeve në X Factor.

tuna-e-dridh-jurin-euml-dhe-publikun-e-dancing-me-ldquo-belly-dance-rdquo-merr-pik-euml-maksimale-foto_hd.jpg

Konkurrentja e vetme serioze për të duket të jetë këngëtarja e re Evi Reçi, por që po shihet se nuk po arrin që të tejkalojë atë që bëri Tuna në 12 javët e fundit ku zuri vëmendjen gjithnjë për vallëzimet e saj.

Vlen të përmendet se në këtëspektakël nuk fitojnë gjithnjë ata që e meritojnë, andaj Tuna edhe mund të jetë e rrezikuar nga ndonjë befasi në fund, ashtu sikurse që i ndodhi edhe Flaka Krelanit edicionin e kaluar, kur u mposht nga Lori Hoxha, pavarësisht se pritej fitorja e gjakovares. E kjo pikërisht se është edhe frika e fansave të Tunës që i kanë pushtuar rrjetet sociale.

Fitues të edicioneve të kaluara mbahen mend të jenë pos Lori Hoxhës edhe Enver Petrovci dhe Elvana Gjata, teksa pjesëmarrës kanë qenë edhe këngëtare si Genta Ismajli, Soni Malaj etj, por që ikën duarthatë nga ky spektakël.

Finalja e Dancing With The Stars Albania mbahet të hënën në ora 21:00 dhe transmetohet në Vizion Plus dhe RTK4. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...