Hungaria ndërton një mur në kufirin me Serbinë, shkaku i kosovarëve

PUBLIKUAR

Ndaljen e numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm që po shkojnë në Hungari nga Kosova përgjatë kufirit me Serbinë, do të mund ta zgjidh një gardh në qytetin kufitar Ashotaloma.

Kjo është ideja më e re e kryetarit të këtij qyteti, Laszlo Toroçka, i cili beson se në këtë mënyrë qyteti mund ta mbroj veten kundër fluksit të madh të azilkërkuesve, transmeton Telegrafi.

Sipas Loroçkas, Hungaria këtë gardh do ta ndërtoj me të hollat që do t’i marrë nga fondet evropiane.

“Mijëra emigrantë, të cilët nuk janë shtetas të BE-së, çdo ditë hyn në qytetin tim. Shumica e azilkërkuesve dorëzohen në polici, pastaj dërgohen në Szeged për procedura të mëtutjeshme”, tha ndër të tjerash Torloçka.

Autoritetet hungareze thonë se vetëm në fillim të këtij viti kanë marrë rreth 13 mijë kërkesa për azil, krahasuar me vetëm 43 mijë sa ishin në total vitin e kaluar.

Vlerësohet se deri më sot rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës kanë braktisur vendin, e cila gjë ka bërë të shqetësohen edhe vendet Perëndimore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...