Emigrimi ilegal vë në rrezik jetën e fëmijëve

PUBLIKUAR

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve-KOMF thekson se emigrimi ilegal vë në rrezik jetën e fëmijëve. Ky koalicion thekson se emigrimi ilegal ka rreziqet e veta, përfshirë rrugëtimin jo të sigurt, temperaturat e ulëta të sezonit dimëror, qëndrimin e gjatë nëpër kampe, etj.

KOMF kërkoi nga institucionet publike, të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e mirëqenies së tyre, të marrin masat urgjente për të parandaluar dhe menaxhuar situatën e krijuar. Vetë statistikat e emigrimit të nxënësve të dhëna nga MASHT janë tejet alarmante.

“Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës dhe duke pasur parasysh gjithmonë mirëqenien e tyre, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, shprehet tejet i brengosur për mirëqenien e fëmijëve të cilët po emigrojnë ilegalisht”, thuhet në kumtesë.
KOMF shprehet po ashtu i brengosur për rastet, të cilat janë raportuar në media, lidhur me emigrimin e fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit apo kujdestarët e tyre.

“Po ashtu, kërkojmë nga Policia kufitare që të kenë parasysh rastet e tilla. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të qytetarëve të Kosovës dhe po ashtu për të drejtën e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë. Por, i lusim të gjithë prindërit që të mendojnë për rreziqet në të cilat mund të vihen fëmijët e tyre duke ndjekur rrugën e emigrimit ilegal. Kosova po humb kapitalin kryesor të vendit, andaj i bëjmë thirrje institucioneve që të marrin masa në mënyrë emergjente për situatën e krijuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...