Zgjedhjet përfunduan, posterët mbetën!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Ka dy muaj që ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve lokale, por pavarësisht kësaj në kryeqytet ende janë të vendosur posterët e kandidatëve të partive politike. “Atmosferë zgjedhore” po mbizotëron edhe në prag të Vitit të Ri, derisa askush nuk e ka marrë mundin që t’i largojë këta posterë.

Përfaqësuesit e partive politike ua lënë fajin kompanive që merren me vendosjen e tyre.

Ndërsa njësoj nuk mendojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të procesit zgjedhor të vendit, të cilët thonë se posterët nuk duhet të vendosen në vende publike.

Ndërsa kjo gjë thuhet se po ndikon negativisht edhe në ndotjen e ambientit.

Pacolli: Kompanitë duhet t’i heqin posterët

Afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë qëndron ende fotoja e madhe e ish-kandidatit të AKR-së për Komunën e Prishtinës, Selim Pacolli, ndonëse ky i fundit ka garuar në zgjedhjet e 22 tetorit.
Pacolli ka thënë për “Zërin” se kompania përgjegjëse duhet t’i heqë ato, derisa ka shtuar se posterët janë paguar vetëm për zgjedhje. “Derisa në zgjedhje jemi 15 ditë apo 20 ditë, edhe në zgjedhje e ke paguar për aq, kompania që është paguar për t’i mbajtur fotografitë e secilit person, lider apo secilit kandidat, ajo duhet t’i heqë”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...