Urithi i falshëm Phil, ka bërë të ditur se dimri do të zgjasë edhe gjashtë javë.
Ashtu si çdo vit, mijëra njerëz u mblodhën në ditën e Urithit, 2 shkurt, në qytetin e vogël të Punxsutawney, Pensilvani, për të kuptuar se si do të jetë “moti” nga meteorologu i vogël i mbuluar me qime.
Groundhog këtë mëngjes doli nga vrima e tij, por, pasi pa hijen e tij, duket se u frikësua dhe shpejt u kthye brenda, e cila, sipas interpretimit tradicional, do të thotë se dimri do të zgjatë të paktën edhe gjashtë javë, transmeton Telegrafi.
Sipas besimit popullor, urithi nëse nuk do të kthehej në vrimën e tij, do të thotë se pranvera është shumë afër.
Çdo vit, disa mijëra turistë mblidhen në qytezën Punxsutawney, në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhështore, e cila në vitin 1993 u përjetësua në filmin “Dita Groundhog”, ku Bill Murray u paraqit në rolin kryesor.
Por, si do të jetë moti në ditët në vazhdim mund të informoheni këtu.


