Pasaniku indian organizoi përcjelljen e qindra nuseve, që kanë mbetur pa prindër (Foto)

PUBLIKUAR

Më se 250 çifte kanë vënë kurorë në Indi, si pjesë e ceremonisë masive që u organizua nga shitësi i diamanteve Mahesh Savani.

Festimi që u zhvillua në Gujarat, përfshiu pesë nuse myslimane, dy katolike si dhe dy që janë HIV pozitivë, transmeton Telegrafi.

Martesat tradicionale indiane janë shumë të shtrenjta, ku familja e nuses shpenzon shuma enorme për ceremoni, i dhuron shumë dhurata të bijës dhe babai detyrohet ta paguajë dhëndrin.

Pasi disa të reja janë pa baba ose i kanë familjet e varfra dhe mundësitë për martesë i kanë shumë të vogla.

“Ndjej përgjegjësi, sikur të jem babai i tyre. Të dhënit nuse është hyjnore, vetëm dua që ata të kenë jetë të lumtur” ka thënë pasaniku, që organizon këto ceremoni prej vitit 2012.

Gjatë viteve të kaluara, secilit çift të ri ai u ka ndarë mobilie në vlerë të tetëmijë eurove, ndërsa edhe këtë vit pritet të veprojë njëjtë.

Nuk janë bërë të ditura shpenzimet, ku janë përfshirë edhe darka luksoze për familjarët dhe miqtë e të sapomartuarve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...