Fiton një milion në lotari, infermierja nuk heq dorë nga turni prej 12 orësh as për festat e fundvitit (Foto)

PUBLIKUAR

Derisa shumë fitues të lotarive, menjëherë e lënë punën dhe ikin për pushime, Patricia Aldridge nga Berkshire e Anglisë që fitoi një milion funte në lotari, do të punojë në qendrën për të moshuar, për 12 orë në ditë edhe gjatë festave të fundvitit.

Infermierja 55-vjeçare, dëshiron të ketë jetën e njëjtë siç e kishte më parë, ndërsa paratë, sipas saj, janë vetëm një ndihmë e vogël, transmeton Telegrafi.

Aldridge me bashkëshortin, duke festuar fitoren

“Janë ditët e kujdestarisë që më duhet të punojë, nuk kam pse të kërkoj që të më zëvendësojë dikush. I kam si familje të dytë, nuk mund të largohem”, është shprehur Aldridge.

Madje, bashkëshorti saj me tre fëmijë, do të kenë festime të zakonshme, megjithëse xhirollogaria bankare ka pësuar ndryshime shumë pozitive.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...