Sindikata e Policisë kërkon masa ndaj atyre që lënduan policët

PUBLIKUAR

Sindikata e Policisë të Kosovës dënon fuqishëm individët apo grupet e caktuara që sulmuan me mjete të forta dhe shkaktuan lëndime të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të lënduar, si dhe dëme materiale në pronat publike dhe private. Kjo sindikatë kërkon që ndaj këtyre akterëve të merren masat e parapara ligjore.

“Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila duke zbatuar në praktikë misionin fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit të Policisë, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve të Republikës, ka për detyrë t’ju ofrojë rend, qetësi dhe siguri. Këtë e ata bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë. Prandaj, theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos si akt i dhunshëm ndaj Policisë të cilin e dënojmë ashpër”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Sindikata e Policisë thekson se do të përkujdeset për të gjithë pjesëtarët e lënduar të Policisë së Kosovës gjatë protestave të datës 24 dhe 27 janarit dhe se do t’i mbrojë ata në çdo aspekt juridik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...