Stephen Hayes mund të dënohet me burg pasi puthi një femër të verbër, e cila mendoi se ishte dikush tjetër.
Hayes, në ditën e dytë të gjykimit në Plymouth pranoi se në një klub nate ka puthur një femër, me të cilën paraprakisht vallëzoi.
Viktimës, emri i të cilës nuk u zbulua, raportohet se 27-vjeçari u përpoq të ia fuste duart nën fustan.
Por, vajza shumë shpejt e kuptoi se nuk po vallëzonte me personin adekuat, dhe shtyu me duar tutje.
Megjithatë, vajza nuk u ankua menjëherë në polici, por këtë e bëri disa ditë më vonë.
Gjykimi ndaj Haynesit ende është në vazhdim e sipër. /Telegrafi/


