Përse e kruajmë hundën në semafor?

PUBLIKUAR

Kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë që, në pritjen për të dalë drita jeshile, të zërë në befasi shoferin ngjitur me duart në hundë? Apo në rastin më të keq, është zënë vetë në befasi nga të tjerët?

Nuk ka asgjë për t’u trembur, futja e gishtave në hundë është një sjellje e zakonshme, shpesh herë bëhet në makinë thjeshtë sepse shërben për të shkarkuar stresin, për të cilin dihet nga të gjithë se trafiku është një burim kryesor.

Një studim i publikuar nga Revista e Psikiatrisë Klinike ka vlerësuar se më shumë se 95 për qind e popullsisë botërore i fut gishtat në hundë të paktën katër herë në ditë.

Kjo lloj sjelljeje është madje “e këshilluar” nga shkencëtarët sepse, përveç kënaqësisë së lehtë që krijon, është edhe mënyra më e mirë për t’i mbajtur gjithmonë të pastra hundët.

Por nëse bëhet më shumë se 20 herë në ditë, rrezikon që të vuash nga “rinotilexomania”, një patologji që mund të zgjidhet vetëm me ndihmën e një psikoterapeuti të zotë. /bota.al/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...