Adelina Tahiri përgënjeshtron të dashurin: Jemi ndarë! (Foto)

PUBLIKUAR

“Ai thotë përralla në media, nuk u fejova, unaza ishte dhuratë”

U përfol shumë ndarja e këngëtares Anjeza Branka nga i dashuri i saj, Rolando Sufo.

Edhe më shumë për faktin se ky i fundit, pas ndarjes nga Anjeza, u lidh me kolegen e saj, këngëtaren e njohur Adelina Tahiri, një ngjarje kjo që nuk ndodh përditë mes njerëzve të artit.

Një zhurmë shumë e madhe u krijua, sepse vetëm pak kohë pas lidhjes çifti reklamoi disa imazhe nga një ceremoni për të cilën përflitej se ishte e fejesës, por që gjithsesi nuk kishte ardhur momenti që të deklarohej në publik.

Këngëtarja e njohur Tahiri, në profilin e saj në “Instagram”, gjithnjë e më shumë publikonte foto me Rolandon, por duke ngurruar të flasë në media hapur për jetën e saj private. Nuk shkoi dy muaj që nga lidhja, Adelina dhe Rolando me sa duket janë ndarë. Në një prononcim për mediat, këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, shprehet:

‘’E vërtetë që jam ndarë, ka dy muaj, ndoshta nuk kam qenë asnjëherë e fejuar dhe këtë duhet ta cek se bënë bujë unazat që kanë qenë thjesht dhuratë dhe aq, edhe pse ai nëpër gazeta tregon se jemi akoma bashkë. Nuk është e vërtetë, ka një muaj e gjysmë që nuk jemi më në lidhje’’.

I dashuri dëshmon se janë akoma bashkë

Ja si u shpreh pak ditë më parë për “Gazeta shqiptare” i dashuri i Adelinës, i cili jep versionin e kundërt të saj, pra mohon ndarjen:

“Nuk është absolutisht e vërtetë që jam ndarë nga Adelina. Ne jemi bashkë dhe më të lumtur se kurrë. Është e vërtetë se i kemi hequr fotot tona nga rrjetet sociale, por arsyeja nuk është ndarja. E vërteta është se na lodhi shumë fama. Fakti që isha përditë në faqet e gazetave, m’u shndërrua në diçka stresuese. Unë dhe Adelina vijojmë lidhjen më të lumtur se kurrë”.

Me sa duket, për ndarjen vetëm Adelina paska qenë dakord. (Panorama)

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...