Samanta: Videot e Ronelës janë shaka, është shoqja ime më e mirë (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, thotë se videot që këngëtarja Ronela Hajati ka realizuar duke tallur atë dhe Gentën janë vetëm shaka dhe shërbejnë për prishjen e imazhit të saj.

Në një prononcim për Telegrafin, Samanta ka deklaruar se ajo e ka Ronelën shoqe më të mirë, dhe se ka qenë në dijeni për këtë shaka. Ajo ka shprehur habinë me reagimin e njerëzve, teksa thotë se videot janë realizuar para një viti.

“Eshtë shaka. Ajo video është bërë para një viti. Është thjesht një shaka mes shoqesh asgjë më shumë”.

“Videot i ka lansuar një person që ka dashur t’a prishë imazhin e Ronelës, mirëpo ato video janë vetëm shaka. Pra, unë me Ronelën jam ashtu siç kam qenë dje në Paris, e para një jave në Tiranë, e edhe sonte – ne jemi shoqe të ngushta”, u shpreh Samanta për Telegrafin.

Ndryshe Samanta dhe Ronela kanë realizuar së fundmi disa bashkëpunime, ishte Samanta që realizoi hitin e madh “Ti se Din Se”, teksa Ronela realizoi një duet me Agon Amigën.

Samanta dhe Ronela prej vitesh janë shoqe të ngushta, teksa së fundmi vizituan edhe Parisin bashkë, siç mund ta shihni në foto më poshtë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...