Qendra e qytetit Krasnoyarsk të Rusisë, që kishte një shtresë të madhe bore, ishte bërë “poligon” për një argëtim të çmendur.
Alexander Shapovalov kishte vendosur ta hidhte në plehra kolltukun e vjetër, por në mbrëmje i erdhi një ide.
Kur rruga ishte boshatisur nga njerëzit, ai e lidhi atë me litar për veturën e një miku dhe hipi mbi të, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ai bënë xhiro dhe se si rrëzohet disa herë. /Telegrafi/


