Microsoft publikon versionin zyrtar të shfletuesit Edge në Android

PUBLIKUAR

Pak vite më parë do të kishte qenë e papranueshme që Microsoft të lançonte një version mobil të shfletuesit të kompanisë në Android, por sot jetojmë në kohë të çuditshme.

Pasi dominoi softuerin në desktop prej vitesh, Microsoft ka hasur vështirë në platformat mobile.

Si kundërmasë kompania ka nisur lançimin e versioneve mobile të shërbimeve dhe këtu përfshihet edhe shfletuesi Edge.

Aplikacioni u shfaq fillimisht në fazën beta ndërsa tashmë kemi një version final.

Edge kërkon që të keni një llogari Microsoft për një eksperiencë më të mirë në platforma të ndryshme. Veçoria “Continue on PC” bën të mundur dërgimin e faqeve nga kompjuteri drejt telefonit dhe anasjelltas.

Shfletuesi gjithashtu ofron mbështetje për listat e leximit dhe sinkronizimin e fjalëkalimeve.

Edge në Android përdor motorin Blink të Chrome dhe jo atë MS të Microsoft. Nëse jeni një përdorues i Edge në desktop, ju rekomandojmë të provoni versionin Android. /PCWorld Albanian

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...