KY PERSON KA PUNËN MË TË MIRË NË BOTË (VIDEO)

PUBLIKUAR

Louis Cole është ndoshta turisti më i lumtur në botë dhe personi që më së lehti fiton para për jetesë. Jetën e kalon duke udhëtuar anembanë botës, me ç’rast i dokumenton përvojat e kaluara.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, 31-vjeçari e shpenzon gjithë vitin duke udhëtuar, ndërsa aventurat e tija i dokumenton në Instagram dhe në kanalin e YouTube, “Fun for Louis”.

Pjesa më e mirë e tregimit është se ai nuk e fut dorën në xhep. Pesëdhjetë për qind të shpenzimeve të tij i mbulojnë sponsorët, ndërsa gjysma tjetër vjen nga reklama që gjenden në kanalin e tij në YouTube, transmeton Telegrafi.

Louis nuk është një turist i zakonshëm, por një lloj nomadi dhe studiuesi – ose thjesht një qytetar i botës.

Ai ka mbi një milion ndjekës në YouTube, 800 mijë në Instagram dhe rreth 500 mijë në Twitter. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...