Vizita e Vuçiqit, pesë të arrestuar në Lipjan

PUBLIKUAR

Vizita e Vuçiqit, pesë të arrestuar në Lipjan

Pesë persona janë arrestuar dje në magjistralen Prishtinë-Lipjan pasi të njëjtit kanë penguar lëvizjen e eskortës me të cilën po udhëtonte delegacioni serb në krye me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë tentuar që ta bllokojnë edhe rrugën.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media të policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është hapur rasti “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...