
Frytet e limonit të cilët për nga pamja e jashtme i ngjajnë më shumë specave tërheqin vëmendjen e kalimtarëve në plantacionin e agrumeve në Dortyol në bregdetin jugor turk të Detit Mesdhe.
Pronari i plantacionit, Sinan Uckun, ka thënë për AA se edhe vetë ishte shumë i befasuar kur ka parë frytet e limonit që zhvillohen në formë të specave të gjata dhe se menjëherë i ka thirrur ekspertët nga administrata përkatëse e qytetit për të hetuar këtë dukuri të pazakontë, transmeton Telegrafi.
Kreu i Zyrës lokale për Bujqësi dhe Blegtori, Ihsan Inal, ka konfirmuar se bëhet fjalë për anomali të rrallë fryti, e cila zakonisht ndodh për shkak të pllenimit të pamjaftueshëm të luleve para formimit të fryteve. /Telegrafi/



