Twitter së shpejti bëhet edhe me video

PUBLIKUAR

Twitter së shpejti bëhet edhe me video

Dikur rrjeti social Twitter ishte i njohur si një nga kanalet më të thjeshta për komunikim, ndërsa tani, për tu përball më mirë me betejën që vjen nga rivalët si Instagram dhe Facebook, edhe Twitter i ka shtuar funksionet e saj.

Së fundmi, Twitter ka shtuar edhe mundësinë e ngarkimit të video klipeve direkt nga faqja e saj, ngjashëm siç mund të bëjmë me fotografitë. Tani nuk ka më nevojë të postojmë linqe të YouTube dhe Instagram për video, sepse shërbimi i ri i Twitter synon ta zgjidh këtë problem.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtar, shërbimi i ri i Twitter do të lejojë ngarkimin e videove me një limit kohor, deri në 20 sekonda.

Më herët, ekzekutivët e Twitter patën konfirmuar këtë shërbim, për të cilin kishin thënë se do të lansohej në gjysmën e parë të vitit 2015. Tani, me sa duket një gjë e tillë do të ndodhë edhe më herët sesa që është planifikuar. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...