Rita ka refuzuar ‘X Factor’ për ‘The Voice’

PUBLIKUAR

Rita ka refuzuar ‘X Factor’ për ‘The Voice’

Rita Ora ka treguar se kishte refuzuar të jetë pjesë e jurisë së spektaklit ‘X Factor’, në mënyrë që t’i bashkohej shout rival, ‘The Voice UK’.

Këngëtarja shqiptare ka thënë për The Sun se ka pasur dëshirë që të bëhet trajnere në garën e këndimit, për arsye se e respekton këtë format.

“Respekti për këtë shou është shumë i madh. Ai është i mirëpritur dhe i respektuar nga artistët tjerë”, ka deklaruar Rita, transmeton Koha.

“Kjo është arsyeja pse iu bashkova, sepse me të vërtetë e respektoja këtë format dhe mënyrën se si lidhesh me garuesit”.

“Nuk e di se si funksionon ‘X Factor’, isha atje vetëm për një ditë. Por, e kam shikuar shumë ‘The Voice’ dhe më pëlqente se si dukej në TV dhe liria që kemi si trajnerë të bëjmë çfarë të duam”, ka shtuar 24-vjeçarja.

Përkrah Ritës në jurinë e ‘The Voice UK’, janë edhe Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Ricky Wilson. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...