Fermeri i pashpirt, mbyt 79 derra të vegjël duke kërcyer mbi ta (Video, +16)

PUBLIKUAR

Një fermer i cili ka mbytur 79 derra të vogël duke kërcyer mbi ta me bark, është dënuar me 15 muaj burgim së bashku me kolegun e tij i cili e filmoi këtë ngjarje të tmerrshme.

Gjykata në Spanjë ka konstatuar se veprimet e këtij burri “ishin të papranueshme”, dhe si rezultat i kësaj dyshes i është ndaluar të kryejnë çfarëdo veprimtarie që ka të bëjë me kafshë në një afat kohor prej katër viteve, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu janë urdhëruar nga gjykata të paguajnë dëmshpërblim në shumë prej 4.470 euro, 60 euro për secilin derr të vogël që ishin pronë e një kompanie ku punonte ky fermer.

Videoja e burrit duke kërcyer me bark mbi derrat e vogël në një fermë në Huercal-Overa në Almeria, kishte filluar të qarkullojë në Whatsapp dhe rrjetet sociale, ku miku i tij që filmoi këtë moment me telefon e shpërndau në internet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...