Samsung përgatit modelin e ri të telefonit me ekran 5.5 inç

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Samsung përgatit modelin e ri të telefonit me ekran 5.5 inç

Samsung, lideri global i telefonave të mençur mobil që pritet ta lëshojë gjeneratën e re të telefonit të saj Galaxy S6 vitin e ardhshëm, besohet se tani është duke punuar në një model tjetër me specifika të avancuara, të cilin do ta lëshojë edhe para Galaxy S6 – për ta rikuperuar profitin e humbur nga shitja e dobët e telefonit të saj të fundit, S5.

Sipas një listimi zyrtar të Samsung thuhet se modeli i ri i telefonit i koduar me shifrën SM-G430 është konfirmuar, dhe madhësia e ekranit të këtij modeli do të jetë me 5.5 inç.

Ekzistenca e Samsung SM-G430 më pas është konfirmuar edhe nga portali indian për importe dhe eksporte Zauba, i cili thotë se çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 326 funta.

Karakteristikat e tjera të modelit të ri të telefonit të Samsung janë zbuluar aksidentalisht nga vetë faqja e Samsung.

Sipas informacioneve aktuale thuhet se Samsung SM-G430 do të ofrojë ekranin me 5.5 inç dhe rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve, Android 4.4.4 KitKat, si dhe procesorin 2.5GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 801.

Megjithatë, për detajet tjera rreth këtij modeli është ende herët të flitet, mirëpo besohet se Samsung nuk do të kursehet në tentimin e saj për ta krijuar një model të avancuar, pas dështimeve me shitjet e telefonave të saj, në nivel global. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...