Rita Ora e dëshiron një qen si dhuratë për Krishtlindje

PUBLIKUAR

Rita Ora e dëshiron një qen si dhuratë për Krishtlindje

Ajo më tutje është shprehur e lumtur se më në fund, pas disa javësh me stres të kaluara në SHBA do të mund të qëndrojë për festë pranë familjes së saj në Londër.

Ylli i muzikës me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka një dëshirë speciale për festën e Krishtlindjes. Ajo e thotë shumë qartë se nën bredhin e festës e dëshiron patjetër një qen, as më pak e as më shumë.

“E dua patjetër një qen, prandaj, të shohim tash se kush po e dëgjon këtë (dëshirë). Po ashtu do të doja të mësoj se si lidhen buqetat e luleve. Më së miri do të ishte që për këtë ta kryej një workshop”, citohet të ketë thënë Rita.

Ajo më tutje është shprehur e lumtur se më në fund, pas disa javësh me stres të kaluara në SHBA do të mund të qëndrojë për festë pranë familjes së saj në Londër. “Mund t`u blej prindërve diçka për të cilën ata kanë pritur gjatë. Nuk më pritet deri të shkoj në shtëpi – kaq shumë më ka munguar, nuk jam pothuaj asnjëherë në shtëpi.

“Unë jam me prejardhje nga Shqipëria. Për ne, Krishtlindja është një rast për të bërë bashkë gjithë familjen. Unë e marr këtë gjë shumë seriozisht. Për mua kjo është një ditë kur unë zgjohem dhe nuk jam e detyruar të bëj make-up si dhe mund të ha çfarë të dua”

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...