
Ishte jashtë detyrës, por kjo nuk e ndalonte të arrestojë dikë. Megjithatë, femra me të cilën kishte punë polici, nuk është se ishte e fuqishme.
Ajo thërret gjatë tërë kohës që ai ta lëshojë, por polici nuk e bën këtë. E, kur në ndihmë i vjen motra që e liron nga duart e mbrojtësit të rendit, ajo ikën me të në veturë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet arsyeja se përse ky polic i qytetit San Hose të Kalifornisë, e kishte ndaluar atë vajzë, por dihet që nuk u tregua fare i zoti. /Telegrafi/


