Lyra: Dua që puna e ime të vlerësohet dhe unë të jem lyra e thjesht (Foto)

PUBLIKUAR

Lyra: Dua që puna e ime të vlerësohet dhe unë të jem lyra e thjesht (Foto)

GAZETAEXPRESS E hënë, 22 Dhjetor 2014 21:33

Lyra Xhoci, aktore e re ne skenën kosovare, ka nisur një karrierë të suksesshme në skenën e teatrit dhe të filmit duke synuar rritjen e saj dhe zhvillimin profesional.

Ajo kohë më parë u nderua me çmimin e parë si aktore në kategorinë aktorja më e mirë në “Albanian Young Filmmakers Festival” për rolin që pati në në filmin “Shpresa” nga regjisori Valon Jakupaj, i cili është mbajtur në New York. Vlen të përmendet edhe anagzhimi i saj në filmin e regjisorit Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje” ku Lyra Xhoci luajti përkrah aktores Irena Cahani dhe Mirjana Karanovic.

Në intervistën për revistën Femra Sot, thotë “ ndjesinë për artin e përjetova qysh kur isha e vogël.

Gjatë fëmijërisë sime mbaj mend që dhomën time apo të prindërve shumë shpesh e shndërroja në skenë ku interpretoja gjëra nga më të ndryshmet e që sot kur i kujtoj janë nga më qesharaket dhe nga më të sinqertat.” Edhe pse Lyra fillimisht hasi në një mospajtim të prindërve të saj për zgjedhjen e bërë të profesionit të artistets siq thotë ajo: “gjithçka ndryshoi në momentin kur më në fund prindërit e mi pranuan të më shihnin në skenë. Ishte njëri nga provimet e shkollës. Ju kisha pëlqyer shume dhe ishin ndjerë shumë krenarë veçanërisht pas duartrokitjeve të publikut. Nga ajo natë më asnjëherë nuk është diskutuar rreth profesionit tim apo zgjedhjes sime.” Për Lyrën, familja është gjeja më e çmueshme dhe pa përkrahjen e saj, Lyra thekson se nuk do të mund të ishte aty ku është sot.

F.S.: Përse zgjodhët aktrimin si profesion?

L.Xh: Të them se ishte vetëm ëndërr, nuk do të mjaftonte. është një realitet i mbushur me ajër dhe jetë ku unë frymoj aty shumë herët , që e vogël. Në moshë shumë të re pata fatin të përjetoj ndjesinë e të qenurit në skenë dhe besoj që aty ka filluar e gjitha. Për një kohë të gjatë kjo dashuri ka qenë sekret I imi deri në momentin kur edhe vendosa ti përkushtohem plotësisht. Gjatë fëmijërisë sime mbaj mend që dhomën time apo të prindërve shumë shpesh e shndërroja në skenë ku interpretoja gjëra nga më të ndryshmet e që sot kur i kujtoj janë nga më qesharaket dhe nga më të sinqertat. Kuptohet që gjithmonë dera e dhomës ishte e mbylur me çels dhe brenda zhvilloheshin “spektakle” të llojllojshme me gjithçfarë rrethanash. Prindërit e mi e kuptonin se ç’po bëhej në dhomë dhe nuk më kujtohet të më kenë dërprerë ndonjëherë. Secili nga ne e ka historinë e tij të fëmijërisë dhe ëndrrat që ka pasur në atë kohë e që ndoshta sot kanë mbetur vetëm si ëndrra ngase sot zhvillojnë profesion krejt tjetër. Kështu ka ndodhur edhe me mua ngase pas shkollës së mesme unë vazhdova studimet në Universitetin Amerikan në Kosovë por që mbas një viti vendosa të ndjek atë dashurinë e vjetër. Lash Universitetin Amerikan për të ndjekur mësimet në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Dramatik. Kjo ishte e papranueshme nga prindërit e mi ngase kam qenë studente e shkelqyer në shkollë dhe studime gjë që i ka shtyer të mendojnë se në të ardhmen do të kenë një vajzë shume të suksesshme si ekonomiste apo diçka të ngjajshme. Unë zgjodha të jem krejt dikush tjetër, dikush që ata as që e kishin imagjinuar. Kjo reflektoi shumë në raportet tona të cilat u kthyen në shumë zyrtare. Por, gjithçka ndryshoi në momentin kur më në fund prindërit e mi pranuan të më shihnin në skenë. Ishte njëri nga provimet e shkollës. Ju kisha pëlqyer shume dhe ishin ndjerë shumë krenarë veçanërisht pas duartrokitjeve të publikut. Nga ajo natë më asnjëherë nuk është diskutuar rreth profesionit tim apo zgjedhjes sime. Përkrahja e familjes është maksimale dhe nuk e di se si do të funksionoja po të mos i kisha.

F.S.: Cilat janë pikat e tua të forta si aktore?

L.Xh.: Formimi si aktore besoj thellësisht se është në duart e mentorit i cili të udhëheqë dhe të zhvillon profesionalisht. Kuptohet se talenti është pikë e fortë e secilit artist, mirëpo zhvillimi dhe eksperienca ndikojnë shumë. Unë me krenari të plotë them se ndihem me fat që i takoj gjeneratës së aktorëve që ka përcjellë profesori Shkumbin Istrefi dhe padyshim të gjitha pikat e forta profesionale janë meritë e tij, meritë e një pedagogu shumë të përkushtuar, me kërkesa të larta profesionale e që është i pakompromis në të bërit art të mirëfillt. Karriera ime (nëse guxoj ta quaj kështu) në teatër ashtu edhe në film apo televizion, ka spikatur gjithmonë me cilësi atituden artistike, kjo e lindur në mua dhe zhvilluar me shumë profesionalizëm nga profesori Istrefi. Jam duke punuar në disa projekte që shpresoj të pëlqehen nga publiku”.

F.S. A jeni duke punuar në ndonjë projekt?

L.Xh.: Aktualisht jam pjesë e serialit “Zyrja për gjithcka” i cili transmetohet cdo të martë në ora 20:10 në Radio Televizionin Publik të Kosovës. Mund të them prap se jam me fat që jam pjesë e këtij seriali i cili për një kohë shumë të shkurtër ka fituar pëlqimin e publikut e kjo falë përkushtimit maksimal të profesionistëve, duke filluar nga regjisorja Arzana Kraja, skenaristit Astrit Kabashi, kastës së mrekullueshmë të aktorëve si Ilir Prapashtica, Donat Qosja,Fatmir Spahiu, Fatos Kryeziu, Teuta Krasniqi të cilët tashmë janë edhe familja ime e re. Më kanë ofruar shume dashuri, respekt, përkushtim dhe në asnjë moment nuk më kan bërë të ndjehem si më pak e rëndësishme në këtë projekt duke e ditur se jam më e reja në moshë dhe eksperiencë. Çdo ditë pune e përbashkët është një ditë e re me risi të reja profesionale që në gjuhen tonë njihen si të fshehtat e profesionit. Karakteri i Elit, paraqet një vajzë qapkëne e cila udhehiqet nga energjia pozitive dhe ngarkesa emocionale në detaje e imtësira, “Eli nuk bezdiset shumë nga qështje të mëdha përderisa dukjen dhe shumë gjëra të parëndësishme i ka prioritet.” Nganjëherë është edhe e vonshme në shumë situata të cilat zhvillohen e besa edhe përfundojnë e tek në fund ajo e kupton se çfarë ka qenë duke ndodhur. Ky karakter po zhvillohet brenda konturave të një roli komik, ku së bashku me regjisoren dhe skenaristin mundohemi çdo ditë ti japim vlerën e duhur karakterit të Elizës. Aktualisht, kam përfunduar inçizimet e disa këngëve të Kabaresë festive që do të transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës, me shumë kolegë të tjerë do të sjellim për publikun këngë tëviteve 30,40 e tutje. Është një format shumë tërheqës dhe zbavitës dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Paralelisht, punoj në një projekt delikat i cili bartë në vete një kauzë sociale të rëndësishme për shoqërinë tonë. Jam duke punuar rreth skenarit dhe konceptit regjisorial të një videoklipi muzikorë i cili është prodhim i studios Dream House të kompozitorit Florent Boshnjaku. Është hera e parë që unë dua ta sfidoj veten me diçka të tillë dhe shpresoj shumë që në fund të kemi një projekt të bukur, artistik dhe me shumë kuptim e vlerë. E di që është shumë e vështirë një punë e tillë por besoj se me ndihmën e bashkëpunëtorëve do t’ja dalim. 2015 do të jetë viti i premierës së këtij produkti i cili mezi pres të lansohet për publikun. Teatri është pjesa në të cilën kam munguar që një vit por që shumë shpejtë do të kthehem me një shfaqje të re ku do të kem dhe rol kryesorë. Detajet rreth shfaqjes nuk po i permend për shkak se jemi në proces të punës dhe gjërat mund të ndryshojnë nga çasti në çast por që më duhet ta përmend se kjo shfaqje do të shënojë edhe diplomimin tim në nivelin master në Fakultetin e Arteve.

F.S.: Deri më sot çfarë rolesh keni luajtur dhe sa jeni e kënaqur me ato role?

L.Xh.: Të ndryshme, shumë të ndryshme, karaktere të cilat më kanë konsumuar kohën dhe mundin për ti realizuar por që dashuria dhe respekti i marrur nga publiku, kanë rritur tek unë dëshirën për tu zhytur dhe punuar edhe më shumë në karaktere të tjera të cilat patjeter që do ti punoj me shumë shpirt e ti sjell para publikut. Angazhimet e mia profesionale lidhen shumë me artin e shtatë, filma të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë janë angazhimet e mia profesionale, numri i tyrë është i konsoliduar dhe spikasin: roli në filmin “Shpresa” nga regjisori Valon Jakupaj më solli edhe çmimin e parë si aktore në kategorinë aktorja më e mirë në “Albanian Young Filmmakers Festival” i cili është mbajtur në New York. Së fundmi edhe angazhimi në filmin e regjisorit Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje” ku kam pasur fatin të luaj përkrah aktores Irena Cahani dhe Mirjana Karanovic, ishte një nga përvojat më të çmuara. Filmi është nominuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës për të konkuruar me filma të tjerë në kategorinë e filmave të huaj në Oskar dhe me shumë shpirtë i dëshiroj suksese.

F.S.: Si ishte pervoja si imazh i koleksionit “ Authtokton “?

L.Xh.: Ftesa për të qenë pjesë e këtij koleksioni ishte dhuratë shumë me vlerë për mua, duke e ditur se personazhët e serive të fashion designer Njomëza Luci zgjedhen me shumë kujdes. Njomëza Luci është dizenjatorja e vetme në trevat shqipatre e cila spikatë me një temë nacionale e cila është gjithmonë shprehja artistike më e pëlqyer nga trevat shqiptare. Këtë vit tema ishte shumë aktuale dhe Njomëza punonte fort për të sjellur dy nga simbolet autoktone shqiptare, të cilat ishin zgjedhjet e duhura për të përcjellur Ilirinnë e lashtë dhe mesjetën dominuese të shqiptarëve në historinë botërore. Ky sesion do të mbetet një kujtim i bukur për mua. “Autochthon”, vjen pas suksesit të koncepteve Harmonia dhe Disharmonia e Kapelave dhe Krahët e lirisë, të përcjella me shumë karizëm nga Shkumbin Tafilaj dhe Dhurata Lipovica, e të punuar me shumë pasion e profesionalizëm nga Njomëza, andaj përgjegjësia ime për të qëndruar në pijedestalin e krijuar ishte qëllimi im primarë. Po ashtu edhe përvoja e re me fotografin Arton Humolli la shumë mbresa tek unë duke e ditur se është një nga fotografët më me vlerë në vendin tonë dhe më gjerë. Më gëzon fakti që publiku e mirëpriti dhe komentet dhe kritikat rofesionale ishin pozitive.

Po aq sa teatrin Lyra pëlqen edhe filmin!

F.S.: Më shumë ju pëlqen teatri apo filmi?

L.Xh.: Janë dy fusha në të cilat unë e kam gjetur veten mirë, më duket se këto dy kulte më duan shumë, andaj dhe unë nuk kursehem të jem pjesë e projekteve të rëndësishme. Më duhet të them që të dyja kanë rendësinë e vet dhe në të dyja duhet shumë përkushtim. Dallojnë shumë mirëpo në aspektin siç është përkushtimi janë shumë të ngjajshme. Shumë, nga producentët dhe regjisorët kanë vlerësuar tek unë cilësinë e një aktore filmi, të tjerë kanë vlerësuar tek unë cilësitë skenike, por unë kam kuptuar që teatrit poashtu edhe në sheshin e xhirimit.

F.S.: Cila është pjesa më e vështirë e të qenit me famë?

L.Xh.: Hmmmm, ndoshta ende nuk i kam përjetuar në lëkurën time sakrificat e mëdha që bartë në vete “fama”, por uroj që në jetë ky term “fama” të më trajtoj me respekt dhe shumë dashuri edhe pse nga historitë e bukura të artistëve, kjo nuk është edhe shumë e mundur. Unë dua që në jetë të mos detyrohem që energjinë time të punës ta drejtoj drejt arsyetimit për “famën”. Dua që puna ime të vlerësohet dhe unë të mbetem Lyra e thjeshtë. Besoj që me kohë do të fitoj eksperiencën e duhur për të menaxhuar edhe situata të cilat mund të jenë nganjëherë edhe të pakëndshme e të cilat mund të prekin edhe njerëzit rreth meje siç janë familja dhe miqt.

F.S.: Sa i kushtoni rëndësi paraqitjes skenike si dhe asaj të përditshme?

L.Xh.: Jashtëzakonisht shumë, kjo mbase nga natyra jam shumë detajiste. Ato detaje duhet të jenë patjetër të rëndësishme për mua dhe trupin tim. Mundohem shumë që të kem kujdes dhe vëmendje të një paraqitjeje e cila për bazë ka respektin për familjen, miqt dhe skenën. Ngjyra ime e preferuar është e zeza, kombinimi më standard i mundshëm. Preferoj të blej garderobën time por që ka vite që kam filluar ta praktikoj edhe qepjen e tyre. Përgjithësisht unë mbetem favorite e linjave klasike por që përditshmëria ime e ndikuar nga profesioni nganjëherë edhe më kthen tek linjat sportive, kjo për shkak të ditës shumë të ngarkuar ku përfshihen edhe provat të cilat kërkojnë gardërobë që të mundësojnë lëvizjet e lira.

F.S.: Sa u kushtoni rëndësi preparateve që përdorni në lekurën tuaj dhe cilat janë markat që i preferoni më shumë?

L.Xh.: Ju kushtoj shumë rëndësi por edhe nuk më ndodhë shpesh të kem ndonjë problem me lëkurën për shkak se në aspektin e lëkurës gjenetikisht ngjaj shumë me mamin dhe gjyshen. Ato janë gra që mbi supe mbajnë mbi pesëdhjetë vite dhe lëkura e tyre ngjanë me atë të fëmijëve por me shumë­shumë pak rrudha. Në përditshmëri nuk përdori shumë grim mirëpo koha e xhirimeve është pak e rëndë sidomos për lëkurën e fytyrës për shkak të grimit e kjo më shtyn që të bëj edhe tretmane të ndryshme tonifikimi e hidratimi. Markat ndryshojnë varësisht nga produkti të cilin e përdori dhe mendoj se sado që të jetë kosto e tyre, i’a vlen ti kesh në sirtarë.

F.S: Si është një ditë e zakonshme e Lyrës?

L.Xh: Ditën e filloj me një kafe e cila më shoqëron në lëvizjet e mija të mëngjesit. Pas ceremonive të zakonshme të mëngjesit stacionet e mia të para janë dy restoranet e mi “Taverna Sofrabezi” dhe “n’peshk” që patjetër duan përkushtim dhe kohë të veçantë por falë prezencës dhe përkushtimit të të dashurit tim Nderimit dhe partnerëve tanë, funksionojnë më së miri. Pasditën e vazhdoj me kolegë, prova, takime me shoqëri, ligjerata e shumë aktivitete të tjera. Patjetër që mundohem në maksimum një copëz kohe t’ia kushtoj familjes time, gjënë më të çmueshme e më me vlerë për mua. Mbrëmjen mundohem ta kem sa më të relaksuar që të pushoj mirë për ditën tjetër. Zakonisht mbrëmja më zë me ndonjë film apo libër që shoqërohet nganjëherë edhe me një gotë verë.

Di të kërkoj falje dhe të them faleminderit!

F.S.: Si qëndron raporti me kolegët?

L.Xh.: Shumë i mirë dhe besoj se i tillë do të mbetet përgjithmonë. Kolegët janë një familje e madhe ku përshtatja është e vështirë por dashuria, respekti dhe mirënjohja nuk mungojnë asnjëherë. Unë nga kolegët mundohem të jap dhe të marr më të mirën. Nuk jam mbretëresha e dramave në shoqëri, nuk kërkoj që vëmendja të jetë tek unë pa nevojë, kur ka ndonjë keqkuptim mundohem të sqarohem në mënyrën më të qetë të mundshme dhe di të kërkoj falje e të them falemnderit. Mundohem që raportet e mija me kolegë të jenë të bazuara në vlera fisnike: respekt dhe tolerancë.

F.S: Keni luajtur në filmin ‘’Tri dritare dhe një varje’’ të regjisorit Isa Qosja. Na tregoni më shumë për rolin dhe filmin.

L.Xh.: Roli i përkthyeses në skenën e parë të filmit është pasqyrë e emocioneve të personazhit kryesorë në këtë film. Shikuesi nuk ka mundësi të shoh fytyrën e Lushes (perzonazhi kryesorë nga Irena Cahani) gjatë tregimit të saj, por i gjithë trishtimi dhe gjendja emocionale e saj pasqyrohet tek përkthyesja dhe gazetarja të cilat ndodhen përballë saj duke e intervistuar për historinë e saj që kishte ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe pasojat që ajo kishte vuajtur. Ishte skenë shumë emotive dhe kërkonte përkushtim të madh. Për mua e gjithë kjo përvojë ishte me shumë përgjegjësi ngase ishte filmi im parë i metrazhit të gjatë, film i një regjisori të madh sic është Isa Qosja, ku mu dha mundësia të ndaja skenën me aktoren e madhe Irena Cahani e poashtu edhe aktoren serbe Mirjana Karanovic. Të dyja më pritën shumë mirë në shesh xhirim por kjo nuk i largonte nga unë dridhjet dhe përgjegjësinë që mbaja mbi supe. Filmi është pëlqyer shumë nga publiku dhe siç thash edhe më herët, i dëshiroj shumë e shumë suksese në rrugëtimin e tij.

F.S.: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

L.Xh.: Industria e filmit dhe audicionet ndërkombëtare janë një dëshirë e imja profesionale të cilën dua ta bëj realitet sa më parë.

Femra Sot 

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...