OJQ YAHR shpreh keqardhje mbi veprimet e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

asdasdasdadasd

Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate
për media shpreh keqardhje  dhe shqetësimin mbi veprimet e ekzekutivit tëKomunës së Lipjanit, për heqjen e drunjtëve për gjatë rrugës “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, të cilat kanë qenë hapësira gjelbëruese dhe symbol i qytetit të Lipjanit me dekada të tëra , pa u konsultuar paraprakisht me mendimin e qytetarëve të qytetit të Lipjanit.

Sipas Udhëzimit administrative për transparencë në komuna nr. 05/2013, në neni 7, të datës 12.07.2013,  ku ka të bëjë me konsultimet e publikut para miratimit të akteve, në pikën 1. thuhet citojmë: *“Aktet e organeve të Komunës , vendimet, rregulloret të cilat janë në interes i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit*” , kurse në pikën 2 thuhet citojmë; *“
Organi propozues përgatit projekt-aktin dhe cakton mënyrën e zhvillimit të konsultimit, afatin për konsultim, duke i përfshirë grupet e interesit, seancat dëgjimore me publikun dhe format tjera të pjesëmarrjes së publikut”.*

Andaj, ekzekutivi i Komunë së Lipjanit para se të merr vendimin në fjalë largimin e drunjtëve, është dashur që të konsultohet me grupet e interesit, e në këtë rast që janë qytetarët e qytetit të Lipjanit. Duhet dhe është e obliguar institucionet lokale që të respektojnë normat ligjore që të ritet vendimmarrja e qytetareve në vendimet që merr Komuna dhe që e
atakojnë interesin e drejtpërdrejt të tyre, dhe njëkohësisht që ta rise transparencën karshi qytetarëve më informim paraprakë për rasti të tilla.

Organizata Joqeveritare YAHR rekomandon dhe kërkon që ekzekutivi që në të
ardhmen para se të marrë vendim që paraprakisht të konsultohet e grupet e
interesit, gjegjësisht qytetarët e Komunës së Lipjanit, thuhet në kumunikatën e YAHR-së

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...