
Nuk është e pazakontë që meshkujt të mbajnë parukë, por të bie një e tillë në mes të ndeshjes futbollistike, kjo rrallë është parë.
Mbrojtësit e klubit Bournemouth, Baily Cargill, i ka rënë “shtesa” që e kishte vënë në kokë, gjatë ndeshjes me Liverpoolin.
Adoleshenti 19 vjeçar ishte duke bërë një pasim të lehtë, kur nga koka i be paruka e zezë, transmeton Telegrafi.
Në momentin “kritik”, Cargill u bë sikur nuk është e tija, por nga regjistrimi shihet se ishte fjala është për parukë apo ndonjë shtesë të flokëve. /Telegrafi/


