Emin Grajçevci dhe Erblina Rama shpallën sportistët e vitit në Lipjan

PUBLIKUAR

10846384_893236010688212_5545559129364293610_n

19 dhjetor 2014- Komuna e Lipjanit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ( DKRS) ka shpallur sportistët më të mirë për vitin 2014.

Në ceremoninë e organizuar në Restorant “ Golden Day” në Lipjan, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të Komunës së Lipjanit, sportistë, punëtorë, gazetarë dhe mysafirë të shumtë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë shënuar për vitin 2014.

Kryetari Ahmeti, ka përshëndetur sportistët e dalluar, duke thënë se falë tyre janë arritur rezultate të shënueshme në disiplinat e ndryshme sportive në Lipjan për vitin 2014. Po ashtu ai ka thënë se në vitin tjetër Komuna e Lipjanit, do t’i shpërblejë edhe në formë financiare të gjithë ata sportistë të cilët do t’i sjellin medalje komunës së Lipjanit.

Ndërsa drejtori për Kulturë Rini dhe Sport- Basri Hashani, tha se, komisioni ka shqyrtuar propozimet e dhëna nga Klubet Sportive që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Komunën e Lipjanit, dhe ka vendosur për 10 sportistët më të mirë për vitin 2014, si dhe ka përzgjedhur Klubin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe shpresat e sportit lipjanas.

Drejtori Hashani, ka thënë se rezultatet e treguara gjatë vitit 2014 komisioni vlerësues ka shpallur Erblina Ramën, sportiste e vitit për junior në gjimnastikë dhe Emin Grajçevcin, sportistin e vitit për senior, në atletikë.

Ndërsa në kategoritë tjera çmimet janë ndarë për fituesit në volejboll, basketboll, dhe futboll. Anita Gjemshiti, volibolliste e KV “ Ulpiana”, Fazli Vitia, basketbollist, KB “ Lipjani”, Astrit Rrahmani, futbollist i KF “ Ulpiana”, Eldin Rashiti volejbollist e KV, “ Ulpiana”, Sofie Bllaca volejbolliste e KV “ Ulpiana”, Granit Ejupi, basketbollist KB, “ Lipjani”, Arlind Hasani, futbollist KF” Ulpiana” dhe Leutrim Buzuku, volejbollist në KV “Ulpiana”.

Ndërsa klubi më i mirë i vitit është përzgjedhur , Klubi i Volejbollit “Ulpiana”. Trajneri më i mirë Arsim Bahtiri, gazetar sportiv Arian Duriqi. Për kontributin e dhënë në lojën e volejbollit- Kemajl Tasholli ( veteran i volejbollit), njofton zyra për informim në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...