Si do të tingëllonte një bashkëpunim i “Elita 5” me një reper? (Video)

PUBLIKUAR

Si do të tingëllonte një bashkëpunim i “Elita 5” me një reper? (Video)

Frontmeni i “Elita 5”, Arif Ziberi, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen bendi legjendar të realizojë një bashkëpunim me ndonjë reper.

Grupi nga Tetova i ka qëndruar besnik muzikës rok për shumë vite, ndërkaq në albumet e tyre nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet e ndryshme, por që janë përshtatur me zhanrin e tyre.

Megjithatë, gjatë pjesëmarrjes në një emision në RTV21, këngëtari theksoi se ka shumë reperë të mirë shqiptarë, sidomos nga Kosova, muzikën e të cilëve ai e dëgjon.

Arifi theksoi se asnjëherë nuk e kishte menduar se si do të tingëllonte një bashkëpunim i “Elita 5” me një hip-hop artist, porse nuk mohoi se diçka e tillë mund të ndodhte në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë, ju sjellim bashkëpunimin e “Elita 5” me Mimoza Shkodrën, “Gabim”, që është lansuar këto ditë në YouTube, ndërsa po pëlqehet shumë nga fansat e tyre.

Ilir Berani e ka shkruar tekstin e kësaj këngë me muzikë dhe orkestrim të Virusit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...